LAJME

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në Aeroport

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në Aeroport
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2022, 10:14

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava e ka pritur në aeroportin e Prishtinës, imamin e Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacionin shoqërues.

Bashkësia Islame këtë vizitë e konsideron të nivelit të lartë.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkepuntorë priti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” imamin e Qabesë dr. Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacionin shoqërues”, ka shkruar BIK në njoftim.

Qabeja është vend i shenjtë për besimtarët myslimanë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika