Ilir Meta është shfaqur për herë të parë publikisht në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas arrestimit të tij në tetor 2024.
Meta, i cili po qëndron në kafaz prej xhami gjatë seancës, ka deklaruar se ndaj tij po zhvillohet një proces i padrejtë dhe i bazuar në, siç tha ai, “shpifje dhe gënjeshtra”, duke e quajtur çështjen “një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar”.





