- Reklama -

IKSHPK-ja tregon se në cilat rajone uji është i pijshëm e në cilat jo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka dhënë detaje se në cilat qytete të Kosovës aktualisht uji është i pijshëm, pas vërshimeve të cilat ndodhën pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Në rajonin e Prishtinës, fabrika e ujit në Shkabaj nuk punon për shkak të turbullirës së madhe të ujit. As fabrika në Bivolak nuk punon për të njëjtën arsye. Ndërkohë në Graçanicë e Badovc sistemi i ujit po punon normalisht, gjithashtu edhe në Albanik e Batllavë.

- Reklama -

Në zonat në rajonin e Prishtinës të cilat furnizohen nga këto burime, nuk ka probleme me cilësinë e ujit.

Ndëkohë në Prizren, burimi i ujit nga “40 bunarët” është lëshuar vetëm për larje e higjenë por nuk është i sigurtë për pije, derisa burimet e tjera po funksionojnë dhe uji është i pijshëm.

Në Suharekë e Malishevë uji i rrjetit është jashtë përdorimit për pije.

“Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja sanitare (larje dhe higjienë), por nuk është i sigurt për pije. Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është I përdorshëm. Në Suharekë dhe Malishevë, uji i rrjetit është jashtë përdorimit për pije. Në Dragash deri tani nuk ka probleme me ujin e pijes.
Në qytetin e Gjilanit, uji i pijes është në rregull. Në Kamenicë, në fshatin Berivojcë, janë vërejtur nitrate të rritura. Qytetarët janë udhëzuar që të mos e përdorin ujin për pije. Në Viti, përdorimi i ujit është ndërprerë për shkak të turbullirës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në rajonin e Pejës pas reshjeve të shiut janë paraqitur disa turbullira me ç’rast në Deçan e në zonën e Jarinës në Klinë, furnizimi me ujë është ndërprerë nga dje.

Bakterie nuk ka as në furnizimin me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova.

“Pas reshjeve të shiut, janë paraqitur turbullira në disa burime të ujit: Në Deçan dhe në zonën e Jarinës në Klinë, furnizimi me ujë është ndërprerë që nga dita e djeshme. Për të siguruar ujë më të pastër, janë futur në përdorim puset ekzistuese. Në komunën e Pejës, janë vërejtur turbullira në burimin e Drinit të Bardhë në Radac. Sot situata në Radac është përmirësuar dhe furnizimi me ujë vazhdon normalisht.

Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për pije. Mostrat e kontrolluara në laborator tregojnë se uji është pa baktere të dëmshme. Probleme ka pasur në disa burime lokale si: Rekë e Keqe, Demjan, Opterushë, Hoqe e Madhe, Zaqishtë dhe Hoqe e Madhe. Në këto vende gjendja vazhdon e njëjtë dhe uji nuk duhet të përdoret për pije”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së

Gjendja e njëjtë nuk është në rrjetin e furnizimit me ujë nga KRU Mitrovica. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, uji nga ky rrjet nuk do të lëshohet për pije për një periudhë të caktuar, sepse turbullira e ujit është shumë e madhe dhe nuk mund të trajtohet si duhet.

Në Komunën e Ferizajt gjendja e ujit është brenda standardeve të sigurisë për pije.

Gjithashtu qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort