Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë, DKA-të, Këshillin e Prindërve e palët relevante që të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike.
Në rekomandimin e IKSHPK-së thuhet se mësimi duhet zhvilluar me mbikëqyrje rigoroze të masave.
“Rekomandojmë MASHTI-n që në bashkëpunim me DKA-të dhe Këshillin e prindërve dhe palët tjera relevante të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike dhe të sigurojnë mbikëqyrjen rigoroze të zbatimit të masave”, thuhet në rekomandim.





