LAJME

IKSHPK apelon qytetarët për kujdes gjatë temperaturave të larta

IKSHPK apelon qytetarët për kujdes gjatë temperaturave të larta
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2026, 10:42

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, pasi ekspozimi i zgjatur në vapë mund të ndikojë negativisht në shëndet, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të IKSHPK-së thuhet se për të reduktuar rrezikun nga temperaturat e ngritura gjatë qëndrimit në ambientet e hapura, IKSHPK rekomandon:

  • Të evitoni qëndrimin dhe aktivitetet fizike në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.
  • Të qëndroni sa më shumë në vende me hije ose në ambiente të freskëta.
  • Të mbroni kokën dhe fytyrën duke mbajtur kapelë.
  • Gjatë ekspozimit në diell, të përdorni syze dielli për mbrojtjen e syve.
  • Të mbroni lëkurën duke përdorur krem mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.
  • Të pini ujë rregullisht gjatë gjithë ditës për të shmangur dehidratimin.

IKSHPK thekson se respektimi i këtyre rekomandimeve ndihmon në parandalimin e goditjes nga të nxehtit, dehidratimit dhe problemeve të tjera shëndetësore që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika