Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj gjuhës kërcënuese të përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese, duke e vlerësuar si të papranueshme dhe dënueshme.“Partitë politike përmes përkushtimit të tyre duhet të dëshmojnë se kanë për qëllim respektimin e sundimit të ligjit, duke zbatuar vendimet e instancave gjyqësore dhe institucioneve tjera respektove dhe jo duke kërcënuar krerët e tyre me fjalor të papranueshëm.
IKD ua rikujton përfaqësuesve dhe partive politike se kushdo që ka pakënaqësi me vendimet e institucioneve kushtetuese dhe ligjore, ato mund t’i shprehim vetëm përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore, duke shfrytëzuar mjetet juridike”, thuhet në reagimin e IKD-së.





