Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 26–30 janar 2026, duke paralajmëruar mot të ndryshueshëm, kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
Sipas njoftimit, dita e hënë pritet të shënojë reshjet më intensive, të cilat lokalisht mund të jenë me intensitet mesatar deri të lartë. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato ku ekziston rrezik për grumbullim uji.
Gjatë kësaj jave, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 10 gradë Celsius.
Të mërkurën priten kushte për mjegull, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe pranë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 metra për sekondë.





