LAJME

 IHMK paralajmëron mundësi për vërshime të shpejta në disa zona në Kosovë

 IHMK paralajmëron mundësi për vërshime të shpejta në disa zona në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2023, 22:29

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka paralajmëruar se për shkak të reshjeve që kanë filluar sot, nesër nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.

Njoftim i plotë:

Aktivitet (reshje dhe vërshime)

Reshet të intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme dt: 26.02.2023, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë dt: 27.02.2023, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.

Situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës.

– Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare është rrethe 30 % ndërsa 20-vjeçare: 3 %.

– Pjesa veriore: Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 41 % ndërsa 20-vjeçare: 27 %, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika