Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pret rëndim të situatës nga reshjet e shiut e borës që mund të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, e që më e theksuar do të jetë në Dukagjin.
Instituti njofton se nivelet në Drinin e Bardhë kanë arritur kuotat maksimale e që bashkë me disa lumenjë tjerë kanë shkaktuar përmbytje.
“Situata Hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve është e rënduar si pasojë e reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, e cila ka shkaktuar ngritje të nivele nëpër lumenj. Më i atakuar është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgu e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre. Këto përmbytje në Pellgut e Drinit të Bardhë, paraqesin një periudhë kthyese 20 vjeçare”, thuhet në njoftim.




