Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë gjatë datës 01.07.2024, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të dyshuar , të cilit i është publikuar po ashtu edhe foto që qytetarët të mund të ndihmojnë policinë në gjetjen e këtij përsoni.
Stacioni Policor në Rahovec falë bashkëpunimit me qytetarët dhe mediat, ka arratur që për një kohë të shkurtër të sigurojë informacion për identitetin dhe vendndodhjen e tij.
Më pas ditën e sotme më datën 02.07.2024, ditë e martë, i dyshuari me iniciale B.S, mashkull kosovar,i lindur në vitin 1961, është intervistuar mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së raportuar.





