Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i gjetur i vdekur më 26 mars në rrugën “Edit Durham” në Prizren është identifikuar si një mashkull rreth 70 vjeç.
Trupi, pa shenja dhune, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti vazhdon si “hetim i vdekjes”.
“Me datën 26.03.2026, rreth orës 11:36, Policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Edit Durham’ në Prizren. Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ishte mashkull i moshuar, rreth 70 vjeç, pa shenja të dhunës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘hetim i vdekjes’.” – thuhet në njoftim.





