- Reklama -

ICMP po teston ADN-në e mbetjeve mortore të personit me emblemë të UÇK-së

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Hagë është duke u testuar ADN-ja e pjesëve kockore të mbetjeve mortore që u gjetën në varrezat e qytetit të Gjakovës të mërkurën e 16 shkurtit.

Të hënën, Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka zhvilluar një inspektim fushe dhe ekzaminim në vendin ku janë gjetur këto mbetje mortore, më saktësisht në lagjen “Brekoc” të Gjakovës.

- Reklama -

Arsim Gërxhaliu, drejtori i institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, tregon për Albanian Post se me të inspektuar vendin, pjesët kockore janë ekzaminuar në institut dhe janë marrë mostrat.

“Mostrat janë marrë dhe janë dërguar në ICMP në Hagë, ku janë duke u zhvilluar testet e ADN-së me qëllim të përcaktimit të identitetit e personit mbetjet mortore të të cilit janë gjetur”.

Ai thotë se ICMP-ja nuk ka lajmëruar asgjë pasi që është ende herët, duke shpresuar se rezultatet do të vijnë pas një muaji nëse “jemi fatlumë”.

Gërxhaliu po ashtu tregoi për Albanian Post se tashmë janë paraqitur disa familje të cilat dyshojnë se këto mbetje mortore mund të jenë të familjarëve të tyre.

“Disa familje janë paraqitur, por ende nuk mund t’u japim ndonjë përgjigje pasi identifikimi i identitetit varet nga testet e ADN-së”.

Ditë më parë janë gjetur mbetje mortore në varrezat e qytetit të Gjakovës dhe dyshimet e para janë se i takojnë një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vrarë në luftën e fundit, pasi që mbetjet kishin veshje dhe emblemë të UÇK-së.

Nga lufta e fundit në Kosovë mbetën ende 1653 persona të zhdukur. Në mesin e atyre që mungojnë ka civilë e ushtarakë.

Organizata joqeveritare në Kosovë vazhdimisht kanë kërkuar që pjesë e dialogimit në mes të Kosovës e Serbisë të jenë edhe personat e pagjetur.

Shumica e trupave të të zhdukurve dyshohen të jenë në varreza masive në Serbi, por kanë ndodhur raste si kjo kur është hasur në mbetje nga lufta e fundit edhe brenda territorit të Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort