VENDI

Ibrahimi: Luftimi i përhapjes së COVID-19 bëhet në terren dhe jo në zyrat qeveritare

Ibrahimi: Luftimi i përhapjes së COVID-19 bëhet në terren dhe jo në zyrat qeveritare
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2021, 11:06

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë virtuale ka formuar Komitetin për koordinim dhe vlerësim të pandemisë.

Në këtë komitet nuk është përfshirë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës e cila ka qenë anëtare edhe më herët në këtë mekanizëm.

E lidhur me këtë ka reaguar drejtori ekzekutiv i AKS-së Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova tha se realitetin në terren lidhur me pandeminë e dinë kryetarët e komunave.

Ai theksoi se lufta për parandalimin e COVID-19 bëhet në terren dhe jo në zyrat qeveritare.

“Është e nevojshme që autoritetet lokale ta kenë zërin në komitet sepse realitetin në terren dinë kryetarët e komunave dhe nuk e dinë niveli qendror.Për këtë arsye ne e kemi vlerësuar që lufta për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bëhet në terren, bëhet në komuna dhe jo në zyrat qeveritare”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika