- Reklama -

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë financiare të komunave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar kolapsin financiar dhe bllokimin e projekteve kapitale për vitin 2025.

Sipas AKK-së, komunat rrezikojnë mbylljen e xhirollogarive bankare dhe mungesën e fondeve për investime kapitale, si pasojë e detyrimeve financiare të grumbulluara nga zbatimi i kontratave kolektive.

- Reklama -

Ibrahimi thekson se institucionet qendrore nuk kanë marrë masa për të adresuar këtë situatë, duke e lënë barrën mbi komunat.

“Që në fillim të këtij viti, disa komuna kanë pranuar fatura mbi 35 milionë euro, ku 25 milionë janë borxhe ndaj përfituesve dhe mbi 10 milionë janë tarifa për përmbaruesit. Me një vendim të Qeverisë apo Parlamentit të Kosovës, kjo ‘gjakderdhje’ financiare mund të ndalet”, deklaroi Ibrahimi.

Ndër komunat më të prekura nga faturat për zbatimin e kontratës kolektive për vitin 2025 janë:

Ferizaj – 9.5 milionë euro
Prizreni – 5.5 milionë euro
Lipjani – 3.8 milionë euro
Malisheva – 2.6 milionë euro
Rahoveci – 2.1 milionë euro
Vitia – 2.1 milionë euro
Mitrovica – 1.7 milionë euro
Skenderaj – 1.6 milionë euro
Kaçaniku – 1.5 milionë euro
Gjakova – 1.4 milionë euro
Suhareka – 1.3 milionë euro

Ibrahimi thekson se, deri në fund të vitit të kaluar, komunave u janë marrë mbi 125 milionë euro, kryesisht nga fondet për investime kapitale, duke dëmtuar zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët.

“Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se ky vit është vit zgjedhor për pushtetin lokal. Mungesa e mbështetjes nga niveli qendror mund të ketë pasoja serioze për komunat dhe qytetarët. Kërkojmë që Qeveria të ndërmarrë masa urgjente për të zgjidhur këtë problem, pasi kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror dhe zbatimi i tyre nuk duhet të rëndojë vetëm komunat”, përfundoi Ibrahimi.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet qendrore të adresojnë këtë çështje sa më shpejt, për të shmangur dëmtimin e shërbimeve dhe investimeve publike në nivel lokal./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort