Zlatan Ibrahimoviq pas një kohe të gjatë do të rikthehet në Kombëtaren suedeze, derisa pritet të luajë ndaj Dardanëve në Prishtinë
Zlatan Ibrahimoviq është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Suedisë, Janne Andersson, për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Ibra rikthehet në Kombëtaren e Suedisë pas gati pesë vjetësh, përcjell albinfo.ch.
Suedia më 25 mars luan në shtëpi kundër Gjeorgjisë në kuadër të Grupit B, kurse tri ditë më vonë do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Ibrahimoviq ishte tërhequr nga Përfaqësuesja e Suedisë pas “Euro 2016”, kurse mbetet golashënuesi më i mirë, me 62 gola të realizuara, në 116 ndeshje të luajtura.






