LAJME

Ia zvogëloi për 90 mijë kilometrat Mercedes Benzit, Policia fillon hetimet ndaj ferizajasit

Ia zvogëloi për 90 mijë kilometrat Mercedes Benzit, Policia fillon hetimet ndaj ferizajasit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2022, 12:01

Policia rajonale në Ferizaj ka nisur hetimet ndaj një qytetari në Ferizaj, i cili dyshohet se ia ka ndryshuar kilometrat një automjeti në një qendër kontrolli të automjeteve në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari B.I, ka bërë ndërrimin e kilometrave në veturën e tipit “Mercedes Benz” në QKTA “Rebeng”. Fillimisht kjo veturë i ishte nënshtruar kontrollit teknik në këtë qendër ku kishte pasur shifër tjetër të kilometrave të kaluara, por kur është kontrolluar në qendrën tjetër, QKTA “Kompakt” është vërtetuar se kilometrat janë zvogëluar për 90 mijë.

Pas mbledhjes së informacioneve, me urdhër të Prokurorit është iniciuyar rasti “Rastet e posaçme të Falsifikimit të Dokumentit”.

Kujtojmë se shumë shpesh janë raportuar raste të tilla në Ferizaj, ku kilometrat e veturave të ndryshme janë ndërruar në qendrat e kontrollimit të automjeteve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika