Policia Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në fshatin Gjonaj, të cilët në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike.
Me datën 11.01.2024 sektori i hetimeve të përgjithshme të stacionit policor në Prizren pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit R.D. (viti i lindjes 1972) dhe P.M. (viti i lindjes 1984).
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 03.01.2024 në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit.





