LAJME

I riu nga Zhuri, Gani Rizanaj, përzgjidhet për të dytin vit radhazi në mesin e studentëve më të mirë në Gjermani

I riu nga Zhuri, Gani Rizanaj, përzgjidhet për të dytin vit radhazi në mesin e studentëve më të mirë në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Korrik 2026, 22:11

Gani Rizanaj nga Zhuri ka arritur një tjetër sukses në rrugëtimin e tij akademik në Gjermani, duke u përzgjedhur për të dytin vit radhazi si përfitues i bursës prestigjioze e-fellows.

Përmes një shkrimi në facebook, Rizanaj bëri të ditur se kjo bursë u jepet studentëve me rezultate të larta akademike, angazhim të vazhdueshëm dhe performancë të dalluar, duke e renditur atë në mesin e 10 për qind të studentëve më të mirë në Gjermani.

Ai e cilësoi këtë arritje si një sukses me rëndësi të veçantë, duke theksuar se, si i ri nga Kosova, ndihet krenar që ka dëshmuar se të rinjtë kosovarë mund të konkurrojnë dhe të dallohen edhe në një nga sistemet më konkurruese të arsimit në Evropë.

“Vendi nga vjen mund të jetë i vogël, por synimet nuk duhet të jenë kurrë të vogla”, ka shkruar Rizanaj, duke shtuar se ky vlerësim e motivon edhe më shumë për sfidat dhe sukseset e ardhshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika