LAJME

I riu nga Suhareka rrah nënën dhe kanos babin e tij

I riu nga Suhareka rrah nënën dhe kanos babin e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2021, 10:43

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Suharekë gjatë ditës së djeshme.Një i ri ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe e ka kanosur babain duke i dëmtuar edhe veturën, shkruan Indeksonline.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femen kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta dhe njëkohësisht e kishte kanosur verbalisht edhe babin mashkull kosovar, duke ia dëmtuar edhe veturën me mjet të fortë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika