RAJONI DHE BOTA

I riu me origjinë nga Kosova gradohet oficer specialist në ushtrinë suedeze

I riu me origjinë nga Kosova gradohet oficer specialist në ushtrinë suedeze
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2020, 10:33

Shqiptarët kudo në botë vazhdojnë të dëshmojnë veten me sukseset e tyre. Ndonëse jashtë kufijve të atdheut, ata përherë arrijnë që me punën e tyre të lënë gjurmë në vendet ku jetojnë, transmeton KultPlus.

I tillë është edhe Adonis Shala, me origjinë nga Kosova dhe jeton në Suedi. Ai ka arritur që më përkushtimin e madh dhe dashurinë që kishte për profesionin që kishte zgjedhur të gradohet oficer specialist dhe rreshter në ushtrinë Suedeze.

Familja e Adonis Shalës është me prejardhje nga Peja, kurse vetë Adonisi është lindur dhe rritur në Stokholm. Ai ka disa vite që i është bashkuar ushtrisë suedeze.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika