LAJME

I operoi 300 fëmijë kosovarë, Krasniqi falënderon mjekun nga Australia

I operoi 300 fëmijë kosovarë, Krasniqi falënderon mjekun nga Australia
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Qershor 2022, 14:04

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka takuar sot profesorin Paddy Dewan, i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë.

Ai ka falënderuar profesorin nga Australia që bashkë me ekipin e klinikës këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë dhe do të vazhdojnë operacionet edhe në ditët në vijim.

Paddy Dewan misionet humanitare për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, i ka nisur në vitin 2011 dhe deri tani ka operuar rreth 300 fëmijë kosovarë me probleme të natyrës kirurgjike.

Krasniqi bashkë me profesorin Dewan dhe mjekët e klinikës kanë vizituar disa nga fëmijët e operuar, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika