LAJME

I mori fëmijët dhe u largua në Francë pa pëlqimin e ish-bashkëshortit, nis hetimi ndaj 30-vjeçares nga Malisheva

I mori fëmijët dhe u largua në Francë pa pëlqimin e ish-bashkëshortit, nis hetimi ndaj 30-vjeçares nga Malisheva
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2026, 07:37

Një rast i dyshuar i marrjes së kundërligjshme të fëmijëve është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, pasi një 35-vjeçar nga Malisheva ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se është larguar me fëmijët në Francë pa pëlqimin e tij, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se e dyshuara është M. M., 30 vjeçare, ndërsa ankues është ish-bashkëshorti i saj, H. I., 36 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, çifti ndodhet në proces të ndarjes, ndërsa ankuesi ka deklaruar para Policisë se ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët e tyre dhe ishte larguar drejt Francës pa autorizimin e tij.

Ai ka pohuar se, që nga largimi i tyre, nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët, për çka ka kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika