- Reklama -

I mituri vodhi veturën në Prizren, pas më shumë se 6 muajsh policia e gjen në Pejë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike.

Një rast i vjedhjes i tillë është zbardhur nga hetuesit në Prizren, pas disa muajsh hetime intensive. Sinjali mëson se bëhet fjalë për vjedhjen e një veture të tipit Audi A3, që ishte raportuar si e humbur në nëntor të vitit të kaluar.

- Reklama -

Burime brenda hetuesisë bëjnë me dije se viktima, G.T., rreth 54-vjeçar, kishte paraqitur rastin më 16 nëntor 2024, duke raportuar se vetura e tij me ngjyrë të kaltër dhe vlerë rreth 4000 euro, ishte vjedhur më 14 nëntor, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Automjeti ishte parë për herë të fundit nga vëllai i tij, A.T, që e kishte në përdorim.

Fillimisht ishte verifikuar nëse automjeti ishte tërhequr nga Policia, por pas kontrolleve të bëra rezultoi se ajo nuk ishte konfiskuar apo bartur nga ndonjë auto-bartëse zyrtare. Hetuesit kanë nisur hetimet dhe kanë analizuar prova të mbledhura nga vendi i ngjarjes, përfshirë video-incizime, të cilat çuan në identifikimin e të dyshuarit – A.K., rreth 17-vjeçar.

I dyshuari, që ndërkohë ishte arrestuar për vepra të tjera penale dhe ishte në listën e të kërkuarve për vuajtje dënimi, është intervistuar më 26 maj 2025, ku ka pranuar se ku ndodhej vetura e vjedhur. Në bazë të kësaj dëshmie, njësitet hetimore kanë vepruar menjëherë dhe e kanë lokalizuar automjetin në qytetin e Pejës, afër një palestrës sportive në rrugën “UÇK”.

Vetura është gjetur në gjendje të rregullt dhe menjëherë është informuar viktima, i cili është ftuar të marrë në posedim automjetin e tij.

Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë, ndërsa ndaj të miturit A.K. janë duke u ndjekur procedurat ligjore për vjedhjen e rëndë, krahas veprave të tjera për të cilat është në ndalim. Sinjali do të sjell zhvillimet e radhës./GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort