Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht të shtunën në Pagarushë të Malishevës me armën e axhës së tij.
I mituri lëndohet aksidentalisht me armën e axhës së tij në Pagarushë të Malishevës

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti është proceduar si “armëmbajtje pa leje”.
“Pagarushë, Malishevë 01.03.2025-NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, i mitur është lënduar aksidentalisht me armën e axhës së tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit pistolete është konfiskuar nga njësiti policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

