Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prizren në hyrje të tranzitit në rrugën Prizren magjistrale Prizren- Suharekë.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ka konfirmuar zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili më tej shtoi se, nga ky aksident një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në emergjencë për trajtim, ndërsa më pas ai është transferuar për në QKUK pasi ka pësuar fraktura në disa pjesë të trupit.
Zëdhënësi Osmanollaj, tha më tej se dyshimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit dhe mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë, që si pasojë është lënduar rëndë edhe motoçiklisi i vitlindjes 1952. Ndryshe, në këtë aksident është përfshirë një veturë e llojit ” Golf V” dhe një motoçikletë, ndërsa sipas informacioneve që posedojmë ne, i lënduari është nga fshati Lubizhdë.