Home LAJME I kërkuari për vrasjen e policit serb thotë se gjendet në Gjermani: M’i vodhën dokumentet

I kërkuari për vrasjen e policit serb thotë se gjendet në Gjermani: M’i vodhën dokumentet

0
I kërkuari për vrasjen e policit serb thotë se gjendet në Gjermani: M’i vodhën dokumentet

Policia serbe është mobilizuar në kërkim të Artan Hajrizit, 33-vjeçarit nga Kosova të cilin ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq e quajti autor të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën.

Artan Hajrizi ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.

Ai, për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Hanover, i kam lajmëru që m’i kanë vjedhur dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi ekskluzivisht për Dukagjinin.

Artan Hajrizi, i cili po kërkohet nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e policit serb, tha se vëllai i tij Faton Hajrizi ka qëndruar te ai dhe ia ka marrë dokumentet.

“Dokumentet m’i ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, tha ai.

Artan Hajrizi, një profil që u bë publik nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor në Serbi, është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit (sipas autoriteteve të Serbisë), i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Se ai ndodhet në Gjermani e ka konfirmuar edhe babai i tij, Mustafë Hajrizi.

Kryefamiljari i Hajrizëve ka treguar se Fatoni ia ka marrë pasaportën vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij” – ka thënë ai për Nacionalen.

Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.

“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë”.

Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani është në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po, po (kemi folë me të)”, është deklaruar ai.

Ndryshe, ditë më parë edhe nëna e Fatonit, ka bërë thirrje që djali i saj të paraqitet para drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here