Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dje nga Parisi i është kundërpërgjigjur eurodeputetit austriak, Lukas Mandl i cili e ka kritikuar për tensionet në veri dhe për kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës.
Vuçiq është shprehur i nervozuar pas pyetjes që ka marrë rreth Mandl dhe kërkesës së politikanit austriak që Serbia ta njohë Kosovën.
Kreu i shtetit serb ka thënë se askujt nuk i intereson se çfarë mendon një deputet parlamenti, raporton Express.






