LAJME

I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi

I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2026, 07:24

Një shtetas serb i cili ishte duke hyrë në Kosovë është ndaluar në pikën kufitare në Merdar.

Sipas njoftimit të Policisë, vetura është ndalur për kontroll dhe më pas i janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës.

Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.

“PKK Merdarë 11.05.2026-16:25. Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika