LAJME

I ‘hyn dru’, vëllai e bën për spital vëllain në Prishtinë

I ‘hyn dru’, vëllai e bën për spital vëllain në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2021, 09:32

Një burrë u arrestua dje në Prishtinë, pasi e sulmoi fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thotë policia në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje. /Reporteri.net/.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika