LAJME

I hapet rruga krijimit të Bordit të Fondit për Sigurime Shëndetësore

I hapet rruga krijimit të Bordit të Fondit për Sigurime Shëndetësore
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2022, 11:58

Qeveria e ka miratuar vendimin për shfuqizimin e vendimit të vitit të kaluar për Bordit e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ishte ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ai i cili kërkoi që kjo të bëhet.

Kryeministri Albin Kurti tha me vendimin e miratuar sot i është hapur rrugë formimit të Bordit të ri të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti këtë bord e kishte bërë jo funksional nga gushti i vitit 2020, njofton KlanKosova.tv.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika