Një thirrje anonime në një radio lokale, ka ngritur alarmin në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Tivar.
Telefonuesi, sipas gazetës “Vijesti”, gjatë bisedës së shkurtër me punëtorët e “Radio Bar”, ka thënë se “nëse nuk e njoftoni policinë për eksplozivin, për 10 minuta i gjithë qyteti do të hidhet në ajër”.
Sipas drejtoreshës së “Radio Bar”, ajo menjëherë ka njoftuar Policinë.





