Një qytetar në Rahovec ka gjetur 10 mijë euro të humbura, të cilat ia ka kthyer pronarit.
Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi. Aty thuhet se policia ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e parave, kur ishte paraqitur qytetari nga fshati Gexhë i cili i kishte gjetur ato dhe të njëjtat i ka dorëzuar.





