• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, January 27, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

I dyshuari për 47 vepra penale dënohet me 10 muaj burg dhe 100 euro gjobë për vjedhjen e pakove me cigare

tvprizreni by tvprizreni
October 30, 2020
in LAJME, VENDI
0
I dyshuari për 47 vepra penale dënohet me 10 muaj burg dhe 100 euro gjobë për vjedhjen e pakove me cigare
0
SHARES
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten e ka dënuar me 10 muaj burgim efektiv dhe 100 euro gjobë të akuzuarin për vjedhje, Arben Kurtiq.

Ky aktgjykim është shpallur nga gjykatësja Lumnije Krasniqi pasi që paraprakisht, i akuzuari Kurtiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Krasniqi në arsyetimin e aktgjykimit ka thënë se i akuzuari Kurtiq është i dyshuar për 47 vepra penale, ku 15 prej tyre janë bërë të plotfuqishme, e që sipas gjykatëses Krasniqi një ndër këto aktgjykime të plotfuqishme, ishte shpallur nga vet ajo.

“Arsyeja e dënimit është se ky dyshohet për 47 vepra, ndërsa i ka të plotfuqishme afërsisht 15 prej tyre. Arbeni brenda viti 2020 ka për pesë vepra kallëzim penal, ndër to ‘sulm i personit zyrtar’, ‘dhunë në familje’, ‘vjedhje”’etj. Një ndër rastet që i kom gjyku edhe u kon i plotfuqishëm është edhe një aktgjykim prej meje. Unë ja kom jep shancën me u rehabilitu, i kom shqiptu urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, me ja mundësu me u rehabilitu edhe mos me qu në burg, e ky atëherë më ka falenderu , por ky nuk po ndalet”, tha gjykatësja Krasniqi.

Ajo tutje ka shtuar se dënimi me 10 muaj burgim dhe 100 euro gjobë të akuzuarit i është shqiptuar, pasi që si rrethanë lehtësuese i është marrë gjendja e dobët ekonomike.

“Ky dënim është duke ju falenderu gjendjes së tij ekonomike, se përndryshe nuk e kish pas dënimin me 10 muaj burg e 100 euro gjobë, e kemi parasysh gjykata kushtet e tij ekonomike”, tha gjykatësja Krasniqi.

I akuzuari është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor.

Pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, pas marrjes së kopjes së aktgjykimit.

Të akuzuarit i është vazhduar edhe masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë  e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Ndryshe i akuzuari, gjendet nën masën e paraburgimit që nga 3 tetori 2020.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 19 tetor 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Arben Kurtiq, të ciline  akuzon se më 3 tetor 2020 në Lagjen Kolonia, Minimarketi “Vëllezërit Mjeku”, në Fushë Kosovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka vjedhur duke marrë nga depoja e minimarketit të lartcekur 9 boksa me cigare të llojit “Marlboro”, në vlerë 250 euro, duke i futur në bagazhin e motoçikletës së tij.

Siç thuhet në aktakuzë, i akuzuari Kurtiq, edhe 15 boksa të tjerë me cigare i kishte përgatitur që ti vjedh, ku me atë rast përmes kamerave të sigurisë, respektivisht video incizimeve nga vendi i ngjarjes vërehet nga i dëmtuari- pronari i marketit, Granit Mjeku, i cili e kishte lajmëruar policinë.

Me këto veprime prokuroria e ngarkon të akuzuarin me veprën penale “vjedhje”, nga neni 313 paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Premium WordPress Themes Free
download udemy paid course for free
download xiomi firmware
Premium WordPress Themes Download
online free course
Previous Post

Shaip Kamberi – zëri që ‘dridhi’ Parlamentin serb

Next Post

Mrekulli: Mjekët në Spitalin e Pejës ia heqin pacientit tumorin 32 cm nga veshka

Next Post
Mrekulli: Mjekët në Spitalin e Pejës ia heqin pacientit tumorin 32 cm nga veshka

Mrekulli: Mjekët në Spitalin e Pejës ia heqin pacientit tumorin 32 cm nga veshka

Të Fundit

Policia sulmohet me armë në Zveçan

Policia sulmohet me armë në Zveçan

January 27, 2023
Osmani për Ditën e Veteranit: Sakrifica e tyre do të na shpërbejë për forcimin e shtetit

Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

January 27, 2023
Infermierja Pelaj gjendet në Kosovë – Prokuroria afër përfundimit të ngritjes së aktakuzës për të

Infermierja Pelaj gjendet në Kosovë – Prokuroria afër përfundimit të ngritjes së aktakuzës për të

January 27, 2023
Kurti i zhgënjyer me Escobar-in: Në Beograd nuk e kërkoi njohjen, por në Kosovë Asociacionin

Kurti i zhgënjyer me Escobar-in: Në Beograd nuk e kërkoi njohjen, por në Kosovë Asociacionin

January 27, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Policia sulmohet me armë në Zveçan

Policia sulmohet me armë në Zveçan

January 27, 2023
Osmani për Ditën e Veteranit: Sakrifica e tyre do të na shpërbejë për forcimin e shtetit

Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

January 27, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.