LAJME

I dha 5 euro për ta kaluar më shpejt kufirin, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

I dha 5 euro për ta kaluar më shpejt kufirin, arrestohet maqedonasi në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Gusht 2024, 06:58

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar për dhënie ryshfeti.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i kishte ofruar 5 euro zyrtarit në pikëkalimit kufitar në Vërmicë për ta shpejtuar procedurën e kalimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5€ zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika