LAJME

I caktohet masa e paraburgimit ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt i arrestuar në Serbi

I caktohet masa e paraburgimit ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt i arrestuar në Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2024, 17:41

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Korisha e Prizrenit, Hasan Dakajt, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi teksa shtoi se do të ushtrohet e drejta për ankesë.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërgu. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtru ankesë”, ka deklaruar avokati derisa shtoi se ai po dyshohet për krime lufte.

Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar të premten e 5 janarit, nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika