Shtetasi i Kosovës, F.S., i cili u arrestua sot në Merdar, dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA) për një periudhë të gjatë, ka mësuar KOHA me burime.
E Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka raportuar se i dyshuar ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me zyrtarin e BIA-s, Zelmir Matoviq.
Sipas raportimit të tyre, i dyshuari punonte punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.
Po ashtu, siç raporton RTK-ja, dyshohet se ai është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe dhe se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.