LAJME

I akuzuari në rastin “Banjska”: Më vjen keq që kam marrë pjesë, i kam shkrepur vetëm dy plumba

I akuzuari në rastin “Banjska”: Më vjen keq që kam marrë pjesë, i kam shkrepur vetëm dy plumba
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 09:33

I akuzuari për sulmin në Banjskë të Zveçanit Blagoje Spasojeviq, në fjalën përfundimtare ka thënë se “i vjen keq që ka marrë pjesë në atë ngjarje”

Ai ka thënë se i ka shkrepur vetëm dy plumba

Prokuroria në fjalën përfundimtare të dhënë të mërkurën që shkoi ka kërkuar burgim të përjetshëm për Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviq.

Ata janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin terroris në Banjskë.

Lubomir Pantoviq, avokat i të akuzuarit për sulmin terrorist në “Banjskë”, Blagoje Spasojeviq, në fjalën përfundimtare, në seacën që po mbahet të hënën, ka thënë se nuk është vërtetuar se sa pblumba i ka shkrepur i mbrojturi i tij.

“(Blagoje Spasojeviqi) ka qenë i gatshëm për pranimin e fajit… po të ishte ndryshe kjo aktakuzë. Po të ishte vetëm me një pikë (v.j një akuzë e jo dy) dhe të po mos ishte për shkëputja dhe bashkimi i territorit (pjesë e aktakuzës). Por prokuroria e ka futur në aktakuzë edhe pikën e dytë… unë nuk e kontestoj faktin se te i pandehuri im janë gjetur grimcat e baruti që ka ardhur te përfudnimi që ka gjuajtur me armë zjarri…Gjatë hetimit nuk është kryer ekspertiza e armës së tij… nuk është vërtetuar se a ka gjuajtur 1 plumb, 20 apo më shumë… nuk ka pasur asnjë pengesë që të bëhet ekspertiza e tillë”, ka theksuar Pantoviq.

Ai ka thënë se Spasojeviqi nuk ka qenë udhëheqës i grupit.

“Nuk ishte komandat, nuk ishte udhëheqës, nuk ishte anëtar i spikatur i grupit… Ka shprehur gatishmëri për zhdëmtimin e të dëmtuarve”, është shprehur Pantoviq.

Ai ka thënë se përshkrimi i dispozitivit të aktakuzës përputhet me veprën penale “kryengritje e armatosur” e jo “kryerje të veprës terroriste” dhe se nuk është vërtetuar se qëllimi ka qenë që të shkëputen komunat në veri të Kosovës nga tërësia territoriale e vendit.

Spasojeviq, në fjalën përfundimtare ka kërkuar nga Prokuroria që të tregojë se cili është roli i të mbrojturit të tij në rastin për të cilin akuzohet, pasi sipas tij, kjo nuk është shkruar në aktakuzë.

“Cili ka qenë roli i të mbrojturit tim prokuror? Kjo nuk është e shkruar në aktakuzë, nuk është thënë në fjalë përfundimtare, se çka ka bërë Blagoje Spasojeviq … Prokuroria speciale është dashur të shkruajë në aktakuzë, të tregojë e edhe ta vërtetojë se çka kanë bërë konkretisht individët në ditën kritike në Banjskë … pa konkretizim të veprimeve dhe pa përshkrim të saktë nuk është e mundur të flitet për përgjegjësi penale … Përgjegjësia penale para së gjithash është individuale, jo për atë që e kanë bërë njerëz të tjerë”, ka thënë Pantoviq.

Ai ka thënë se në tërë aktakuzën emri i Spasojeviqit përmendet vetëm tri herë.

Vetë arsyetimi i aktakuzës përmban 121 faqe tekst dhe emri i Blagoje Spasojeviqit përmendet 3 herë, në faqen 87 kur përmendet arrestimit të tij që nuk ka të bëjë me përgjegjësinë penale të tij… (v.j thuhet se ishte me pranga në duar), sikur mënyra e arrestimit të ishte me peshë për përgjegjësinë penale… Është përmendur 3 herë dhe në mënyrë krejt sipërfaqësore”, ka deklaruar Pantoviq.

Ai a thënë se i gjithë përshkrimi faktik është dhënë në shumës “’Kanë ikur në fund’ për të gjithë 43 të akuzuar. Nuk ka përshkrim për asnjë të akuzuar veç e veç. Nga ky përshkrim nuk është e mundur të sqarohet se çfarë ka bërë saktësisht i mbrojturi im Blagoje Spasojeviqi …..Prokuroria është dashur që ta precizojë se çka ka bërë Blagoje Spasojeviqi, dhe këtë nuk kemi”, ka deklaruar Pantoviq.

Prokuroria në fjalën përfundimtare të dhënë të mërkurën që shkoi ka kërkuar burgim të përjetshëm për Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviq.

Ata janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.

Javën që shkoi Stefan Raduloviqi është arrestuar si i dyshuar për sulmin në Banjskë. Sipas Prokurorisë ai dyshohet për terrorizëm e për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Emri i Raduloviqit nuk figuron në listën e të akuzuarve në aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika