Home LAJME Hysni Gucatit me rastin e vdekjes së babait të tij: Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie

Hysni Gucatit me rastin e vdekjes së babait të tij: Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie

0
Hysni Gucatit me rastin e vdekjes së babait të tij: Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie

Dje është varrosur baba i Hysni Gucatit i cili po vuan dënimin në Hagë të shqiptuar nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai nuk ka mundur të jetë pjesë e ceremonisë së varrimit, por përmes një letre dërguar , ka thënë se këtë lajm e ka pritur me dhimbje dhe se babain e tij e kishte shok lufte shok shpirti e shok lirie.

Letra e plotë pa ndërhyrje e Gucatit, të postuar në “Facebook nga djali i tij Musli Gucati.

Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit
Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër
Me thanë që portreti ytë i priti të dera,
të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll
Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,
Unë plagët e tua e ti plagët e mia
Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria
Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë
Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup
Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë
Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje
Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit
Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie
Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

29.05.2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here