Ish-ministri i punëve të brendshme, Skender Hyseni ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti për deklaratat e këtij të fundit lidhur me themelimin e asociacionit.
Hyseni, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se mbase Kurti po synon të themelojë edhe komuna të tjera në mënyrë që t’ia bashkangjes asociacionit serb.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Një tjetër “lojë me fjalë” e Albin Kurtit
Siq raportohet në media, KM i Kosovës paska deklaruar sot: “Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, të mos krijojmë krahina që ndajnë qytetarët”.
Është vetëm lojë fjalësh apo dicka më shumë. Kjo mbetet të shihet! Sepse, ai e di që as asociacioni i ratifikuar në kuvendin e Kosovës nuk do te ishte një-etnik, por multi-etnik, me shumicë serbe.
Shtohet pyetja, mos ndoshta Albin Kurti syon të krijojë, në Kosovë, komuna të reja, me shumicë boshnjake, turke, rome, ashkalinje apo egjiptiane???!!!…. dhe ato t’ia bashkangjes asociacionit të komunave me shumicë serbe, që këtë asociacion ta bëj pak ma multietnik, e që do të përbënte ndarje klasike të Kosovës përgjat linjave etnike!!! Lojë e rrezikshme, madje edhe nëse mbetet vetëm me fjalë.
Serbia në dialog me Kosovën, historikisht (Rambuje, Vjenë), madje edhe në Bruksel ka pretenduar se është ‘mbroijtëse’ e të gjitha grupeve etnike jo-shqiptare në Kosovë.
Sipas kësaj ‘filozofie’ të Kurtit, edhe Kosova është një-etnike sepse është 90% shqiptare!!!
Jo, Kosova është shtet multi-etnik dhe multi-konfesional.
Ndonëse, vështire e besueshme, shpresoj që Kurti të ket patur guximin që Lajçakut dhe Palmerit, në takim, e pakta t’u ket thënë që asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive e legjislative nuk mund të pranohet, sepse do të krijonte një rrafsh të ndërmjemë të pushtetit në Kosovë.
Këte të paktën, në vend të lojës së rrezikshme me fjalë!
Skender Hyseni