- Reklama -

Hyseni për Asociacionin: Nuk dua të mendoj që Kurti nuk do ta respektojë kërkesën e SHBA-ve

Dje në Ambasadën Amerikane u mbajt takimi ku u diskutua për Asociacionin.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Presidencës, Qeverisë, partive opozitare e shoqërisë civile.

- Reklama -

Pas takimit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se nuk mbështesin marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës.

Lidhur me këtë takim, ish kryenegociatori kosovar në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, thotë për Gazeta Blic se ai ka qenë përpjekje për ndërgjegjësimin e spektrit institucional, politik e social në Kosovë për nevojën e një gjetje urgjente të zgjidhjes së kësaj çështje, teksa shton se Kosova po e rrezikon duke e “detyruar” Ambasadën Amerikane që ta bëjë atë që do të duhej ta bënte Qeveria.

“Takimi i mbajtur dje në Ambasadën Amerikane është edhe një përpjekje, në vazhdën e përkrahjes thelbësore amerikane për Kosovën, për ndërgjegjësimin e spektrit institucional, politik e social në Kosovë për nevojën dhe domosdonë e gjetjes urgjente të zgjidhjeve për çështjet që e rëndojnë të sotmen e Kosovës, nëpërmjet respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Do theksuar këtu se është për keqardhje që Kosova me politikat dhe sjelljet e saj po rrezikon që në vend të një partneri të vogël po kthehet në një problem për administratën amerikane, duke e “detyruar” Ambasadën Amerikane të bëjë atë që do të duhej ta bënte Qeveria e Kosovës dhe shoqëria kosovare. Shpresoj që pjesëmarrësit në takimin e djeshëm ta kenë kuptuar qartë porosinë, absolutisht dashamirëse dhe miqësore të Amerikës”, thotë ai.

Sa i përket deklaratës së ambasadorit amerikan pas takimit, se nuk mbështesin marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës, Hyseni vlerëson se ai është rikonfirmim i qëndrimit amerikan për Kosovën dhe vetëm një politikë e verbër dhe aventureske nuk e sheh dhe nuk e beson këtë.

“Është rikonfirmim i qëndrimit konsistent amerikan për Kosovën. Pa përkrahjen amerikane, Kosova nuk do të ishte as sovrane e as shtet. Amerika nuk do të mbështesë asnjë zgjidhje që cenon sovranitetin e Kosovës. Vetëm një politikë e verbër dhe aventureske nuk e sheh dhe nuk e beson këtë. Kosova nuk ka alternativë tjetër pos mbështetjes në Amerikën. Kjo bëhet duke punuar ngushtë dhe duke bashkërenduar çdo veprim me administratën amerikane”, thekson ish kryenegociatori.

Ndërsa, se a duhet ta formojë Qeveria Asociacionin, derisa ndërkombëtarët po deklarojnë se ai nuk do të jetë kundër Kushtetutës, ai thotë se Asociacioni është detyrim ndërkombëtar dhe alternativa më e keqe e mos themelimit të tij është revokimi i ratifikimit nga Qeveria e Kosovës, në Kuvend, që sipas tij do të ishte katastrofale për Kosovën.

“Themelimi i Asociacionit është detyrim ndërkombëtar, i ratifikuar me 2/3 në Kuvendin e Kosovës. Pra, është kategori kushtetuese dhe themelimi i tij nuk ka alternativë. Përkatësisht ka vetëm një alternativë shumë të keqe, e që është revokimi i ratifikimit nga Qeveria e Kosovës, në Kuvend. Kjo alternativë natyrisht do të ishte katastrofale dhe me pasoja largvajtëse për Kosovën”, vlerëson ai për Gazeta Blic.

E, se cilat mund të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk e formon Asociacionin siç po kërkon SHBA, Hyseni thotë se nuk as të mendojë që Kurti nuk do ta respektojë kërkesën e Amerikës, pasi do të ishte çmenduri që për Kosovën do të kishte pasoja rrënuese.

“Nuk do të doja as hipotetikisht të mendoja se kërkesa amerikane nuk do të respektohet nga Kurti dhe qeveria e Kosovës. Do të ishte një çmenduri që do ta vinte Kosovën në raporte egërsisht konfrontuese me partnerët kryesor në botë, me pasoja rrënuese për të ardhmen e vendit tonë”, deklaron Skender Hyseni.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort