• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Hyseni: Kurti e Osmani me politikën e tyre të rrezikshme po e shkatërrojnë Kosovën

tvprizreni by tvprizreni
October 29, 2022
in LAJME, VENDI
0
Hyseni: Kurti e Osmani me politikën e tyre të rrezikshme po e shkatërrojnë Kosovën
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, se me politikat e tyre “të rrezikshme kanë nisur ta shkatërrojnë atë që Kosova e ka ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit”.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni tutje thotë se është koha që politika e tyre të kundërshtohet frontalisht.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme dhe izolacioniste kanë nisur të shkatërrojnë çdo gjë që me aq mund është ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit në Kosovë. Me veprimet e tyre politike, sinonim i popullizmit ekstrem, ata po punojnë kundër interesave fundamentale të shtetit të Kosovës duke rrezikuar të ardhmën tonë kolektive! Është koha e fundit që këta të ashtuquajtur liderë dhe politika e tyre të kundërshtohen frontalisht. Paradoksalisht, rreziku më i madh Kosovës sot i vie nga këta liderë dhe aventurat e tyre fëminore politike”.

Më tej, Hyseni i ka quajtur Kurtin e Osmanin aventuristë egocentrik e narcisoid, të cilët sipas tij, duke bërë lojëra fëmijësh me targa, po e rrënojnë aleancën dhe partneritetin me vendet më demokatrike.

“Kosova është shtet, mbi të gjitha falë përkrahjes së pakursyer e vendimtare të botës dhe demokracive perendimore me në krye SHBA-të! Ndërkohë që sot Kosova udhëhiqet nga dy aventuristë egocentrik e narcisoid, të cilët duke bërë lojra fëmijsh me TARGA, po rrënojnë aleancën dhe partneritetin me vendet më demokratike, përkatësisht me përkrahësit strategjikë të Kosovës në botë.  Status-quoja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër. Nuk guxojmë të lejojmë që shteti ynë të ekspozohet ndaj planeve dhe ndikimeve nga faktorët destabilizues që për qëllim kanë prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe vendet tjera të Quintit duhet të rikthehet në binarë.  Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo qeverie të Kosovës. Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur”.

Ai poashtu thotë se duhet pa vonesë të ndalen lojrat e targave dhe marrëveshja gjithpërfshirëse të vendoset si prioritet dhe urgjencë.

“Një marrëveshje e tillë, të gjitha këto çështjet periferike, si kjo puna e targave, i bënë lehtë të zbatueshme.  Nuk mund të ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtpërdrejtë të lidhura. Në këtë kontekst, duhet urgjentisht të rivendoset komunikimi dhe koordinim sistematik dhe harmonizimi i politikave me Administratën e Presidentit Biden duke respektuar rekomandimet. Në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris dhe Romë, Qeveria e re duhet të intensifikojnë praninë dhe përpjekjet për ruajtjen e partneritetit! Kurtit e Osmanit duhet t’u themi në unison: Këndelluni! Mos luani me fatin dhe të ardhmën e vendit tonë”, ka shkruar Hyseni.

Download WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
lynda course free download
download micromax firmware
Premium WordPress Themes Download
online free course
Previous Post

“Procesi i Berlinit” apo “Ballkani i Hapur” – cila është rruga që duhet ta ndjekë Kosova?

Next Post

Peach: Hidhni poshtë mitet e “Republika Srpskas” për Asociacionin

Next Post
Peach: Hidhni poshtë mitet e “Republika Srpskas” për Asociacionin

Peach: Hidhni poshtë mitet e “Republika Srpskas” për Asociacionin

Të Fundit

Në Shtëpinë e Bardhë, sot do të mbahet dëgjim publik me qytetarët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023

Uebfaqja zyrtare e komunës së Prizrenit aktualisht jashtë funksionit

March 29, 2023
Arifi e kritikon Vetëvendosjen, e akuzon për qasje destruktive e përçarëse karshi Luginës

Shqiprim Arifi: Albin Kurti është person non grata në SHBA

March 29, 2023
Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia në vitin 1999

Hill: Ndjej progres në dialog, Kosova duhet të themelojë Asociacionin

March 29, 2023
AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Në Shtëpinë e Bardhë, sot do të mbahet dëgjim publik me qytetarët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023

Uebfaqja zyrtare e komunës së Prizrenit aktualisht jashtë funksionit

March 29, 2023
Arifi e kritikon Vetëvendosjen, e akuzon për qasje destruktive e përçarëse karshi Luginës

Shqiprim Arifi: Albin Kurti është person non grata në SHBA

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.