LAJME

Hyseni deklarohet për ndalimin nga autoritetet serbe: Pas më shumë se dy orë pritje, na u lejua vazhdimi i udhëtimit

Hyseni deklarohet për ndalimin nga autoritetet serbe: Pas më shumë se dy orë pritje, na u lejua vazhdimi i udhëtimit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2023, 17:00

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni është deklaruar pas ndalimit nga autoritetet serbe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

Hyseni tha se pas dy orëve pritje, atij bashkë me bashkëpunëtorët e tij iu është lejuar vazhdimi i udhëtimit, pa u dhënë asnjë arse se pse janë ndaluar në këtë pikë kufitare.

Hyseni theksoi se serbët të diskriminojnë e të ndalojnë në kufij pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionim edhe më tej të situatës së brishtë në të cilën gjendemi tani.

Postimi i plotë:

Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndalëm nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare.

Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika