Një deklaratë tejet e fortë ka ardhur nga ish-drejtori i Policisë së Kosovës, aktualisht deputet nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj.
Ky i fundit, teksa komentoi rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga ana e forcave serbe, shtoi se do të dëshironte që t’i shihte katër a pesë të vrarë, përcjell lajmi.net.
Në një paraqitje në T7, ai plot besim pohoi se duke llogaritur faktin që ata kanë hyrë me forcë në republikën tonë, atëherë do donte tre a katër që të mos ngriteshin më.
“Kisha pas qejf me pa që kjo të mos kishte ndodhë, në aspektin e përdorimit të forcës. Në aspektin e përdorimit të forcës, kisha pas qejf me pa që nëse këto forca nuk ishin tërheq nga shteti i Kosovës, kisha pas me i pa tre a katër mos me u çu më kurrë, po them me haptaz kisha pas qejf me i pa nja katër a pesë të vrarë aty. Po them se ka hyrë brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Qalaj veç tjerash.