LAJME

Hungaria ‘përgatitet’ për refugjatë, vendos forca të armatosura në pika kufitare

Hungaria ‘përgatitet’ për refugjatë, vendos forca të armatosura në pika kufitare
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2022, 08:08

Kjo mes frikës së një fluksi refugjatësh nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Tibor Benko.
Vendet në Evropën Lindore po bëjnë përgatitje për njerëzit që ikin nga Ukraina.

“Forcat e armatosura të Hungarisë do të kryejnë detyra humanitare si dhe do të mbyllin kufirin e Ukrainës me Hungarinë për të siguruar që asnjë grup i armatosur nuk mund të hyjë në territor”, tha ministri i Mbrojtjes, përcjell Albinfo.ch.

Për të, siguria e Hungarisë është më e rëndësishmja, transmeton AP.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njihet për qëndrimin e tij të ashpër ndaj migracionit.
Në të kundërtën, fqinji i të dyjave, Rumania, thotë se mund të pranojë gjysmë milioni refugjatë nëse kriza në Ukrainë përkeqësohet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika