LAJME

Hungaria hap Konsulatë Nderi në Prizren

Hungaria hap Konsulatë Nderi në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Maj 2022, 14:51

Hungaria të mërkurën do ta hap Konsulatën e Nderit në qytetin e Prizrenit.

Në këtë ceremoni prezent do të jënë edhe përfaqësues të Qeverisë së Hungarisë, Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunave të rajonit jugor të Kosovës.

Me hapjen e Konsullatës së Nderit në Prizren e cila prite të hapet gjatë ditës së mërkurë, Hungaria do të jetë vendi i dytë që sjellë përfaqësuesit e saj në qytetin historik të Prizrenit.

Kjo do të jetë agjenda:

15:45 – 16:15 Ceremonia e hapjes së Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren, vendi: Rr. Palë Paluca nr. 83, Prizren.

16:15 – 16:30 Nisja në këmbë për në kopshtin e Katedrales “Zoja Ndihmëtare” në Prizrenit, më pas duke kurorëzuar bustet të János Hunyadit dhe Skënderbeut.

16:30 – 17:00 Nisja në këmbë për në “Hotel Centrum” në Prizren dhe një dolli rasti për hapjen e Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren.

Bëhet e ditur nga zyra për marrëdhënie me publikun të Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika