LAJME

Humb jetën një punëtor në Suharekë

Humb jetën një punëtor në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2025, 09:26

Një punëtor ka humbur jetën ditën e premte në Suharekë.

Policia njofton se ai ishte lënduar aksidentalisht derisa ishte duke punuar.

“Viktima mashkull kosovar-punëtor, derisa ishte duke punuar, dyshohet se aksidentalisht është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika