LAJME

Humb jetën një grua pasi u alivanos brenda autobusit urban në Prishtinë

Humb jetën një grua pasi u alivanos brenda autobusit urban në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2024, 11:06

Një grua ka vdekur të shtunën në Prishtinë, pasi është alivanosur në një autobus urban.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është konstatuar vdekja e saj nga ekipi mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:26, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika