LAJME

Humb jetën një 52-vjeçar pas një vetaksidenti trafiku në Shirokë të Suharekës, rasti nën hetime

Humb jetën një 52-vjeçar pas një vetaksidenti trafiku në Shirokë të Suharekës, rasti nën hetime
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2026, 12:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 21.07.2026, rreth orës 10:06, është raportuar një vetaksident trafiku në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Suharekës.

Sipas njoftimit, në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës.

“Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitet kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.” – thuhet në njoftim.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika