Në moshën 20 vjeçare u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti në aksin Fushë Krujë – Milot, Shkumbin Brati dhe e fejuara e tij Almeina Karaj.
20-vjeçari me origjinë nga Hasi ishte këngëtar i muzikës popullore dhe djali i këngëtarit të njohur në Has, Përparim Brati.
Mbrëmjen e kaluar i riu dhe e fejuara e tij, Almeina Karaj 16-vjeçe, kishin qenë në një lokal në Shënkoll të Lezhës ku Brati ishte ftuar për të kënduar.
Gjatë kohës që ishin në lokal 16-vjeçarja ka postuar foto të fejuarit të saj i cili po këndonte. Pasi kanë mbaruar festën ata kanë qenë duke u kthyer drejt Tiranës kur janë përplasur me një makinë tjetër.