- Reklama -

Humb jetën duke punuar me vinç një 35 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, njofton se, sot më 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca–Suharekë se kanë pranuar një person me lëndime të rënda.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka informuar se kanë pranuar personin P.O., rreth 35 vjeçar, nga fshati Mushtisht, pa shenja jete.Lidhur me këtë incident janë informuar të gjitha njësitet kompetente, përfshirë edhe inspektorin e punës.

- Reklama -

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima, gjatë punës në një kompani në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, duke operuar me një ngarkues (vinç), në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë.

Njësitet e hetuesisë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kujdestar, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin si vepër penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.Trupi i pa jetë, me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka njoftuar zëdhënësi Bytyqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort